Shqipëria, vendi i mrekullisë ekonomike
Bersha priti zv/presidentin e Bankës Botërore Kemal Dervish
Presidenti i Republikës Sali Berisha priti zv/presidentin e Bankës Botërore, Kemal Dervish.
Në takim, Presidenti tha se ecuria e reformës ekonomike në Shqipëri po i habit të gjithë jo vetëm për shpejtësinë, por edhe për thellësinë e saj. Sipas Presidentit vendi është në ekspansion të shpejtë ekonomik, me inflacionin në kontroll, me rritje të investimeve e të prodhimit, si dhe me një përmirësim të dukshëm të treguesve socialë të popullsisë. Në sajë të reformave gjithëpërfshirëse, i tha ai z. Dervish, Shqipëria vlerësohet si vendi i "mrekullisë ekonomike" në Evropë. Qytetarët shqiptarë po ndjejnë çdo ditë e më shumë frytet e reformave, duke parë hapjen e bizneseve të reja, shtimin e vendeve të punës, rritjen e prodhimit dhe të eksporteve. Presidenti e njohu zv/presidentin e Bankës Botërore me reformat në bujqësi, me shpërndarjen e tokës, me vendosjen e një sistemi taksimi të drejtë dhe me privatizimin e objekteve, e shprehu bindjen se qëndrueshmëria ekonomike do të reflektohet edhe në zhvillimin politik e social të vendit.
Z. Dervish e përgëzoi Presidentin për rezultatet e arritura në Shqipëri. Sipas tij, Shqipëria po ecën me ritmet më të shpejta në rajon drejt ekonomisë së tregut dhe po krijon një klimë të favorshme për investime. Ai vlerësoi veçanërisht përpjekjet për stabilitet makroekonomik dhe përmirësimin e administrimit publik.
Kandidatet e Sigurimit te Shtetit
Kandidatët e Sigurimit të Shtetit
Drejtuesit aktualë dhe ish-drejtuesit e lartë të SHIK-ut që kanë qenë kuadro të Sigurimit të Shtetit kanë sërish angazhime në strukturat e sotme të sigurisë. Në listat e kandidatëve dhe funksionarëve të lartë të organeve të rendit gjenden emra të njohur të aparatit të mëparshëm, çka ka sjellë reagime dhe komente në opinionin publik. Gazeta sjell të dhëna dhe vlerësime për këta kandidatë dhe për rolin e tyre në institucionet aktuale.
Të jesh hajdume
Enzo Biagi
Është e vështirë të kuptosh sot ata njerëz që propozojnë përsëri idealet ose programet e asaj bote mizore e të dështuar...
Faqe 4
Siguri ne PD; “Fitore mbi PS”
Sipas një sondazhi amerikan
Siguri në PD; “Fitore mbi PS”
“PD do të marrë në zgjedhje 49 për qind, kundrejt 20 për qind, që sondazhi i nxjerr i socialisteve”.
Optimizmi në PD për zgjedhjet e ardhshme është mbështetur edhe nga rezultatet e një sondazhi të bërë publik dje. Sipas këtij sondazhi, Partia Demokratike kryeson dukshëm ndaj Partisë Socialiste. Në selinë e PD-së kjo u prit me entuziazëm, ndërsa përfaqësues të opozitës e vunë në dyshim metodologjinë e anketimeve.
Faqe 5
USA TODAY HEAVILY ALBANIA [?]
Mbeshtetje per Kosoven e pavarur dhe neutrale
Rugova në Parlamentin Evropian
Mbështetje për Kosovën e pavarur dhe neutrale
Kosova meriton përkrahjen e parlamenteve perëndimore, tha veçanërisht - tha kryeparlamentari i Hungarisë, ndërsa përkrahja do t’i shprehej edhe vetë Evropës
Faqe 2
Kreu i PS-plese e ish policise sekrete
Intervistë e Ferdinand Xhaferrit
Kreu i PS-plese e ish policisë sekrete
Deklaratat e Dokles nëpërkëmhin elektoratin shqiptar
Faqe 2
Identifikohen “zogjte e korbit”
Edi ne Elbasan...
Edhe në Elbasan ...
Identifikohen “zogjtë e korbit”
'Korbi' i z. Xhindili Kob, sjell takëqes’, po populli i di mirë këtë, ndaj si do korbat.
Faqe 3
Spiunet e djeshem benin ligjin duke e shkelur ate
Tre pyetje për tre politikanë të PD-së
Spiunët e djeshëm bënin ligjin duke e shkelur atë
Një politikë e spastruar nga të inkriminuarit në diktaturën hoxhiste do të jetë dinjitoze dhe pa komplekse
Faqe 3
Lato Latja pas shpalljes si spinun shet shtepine
Spiunët në shërbim shqiptar
Lato Lataj pas shpalljes si spiun shet shtëpinë
Faqe 4
Vizita e dyte e Presidentit Italian ne Shqiperi
Më 19 prill, Skalfaro në Tiranë
Vizita e dytë e Presidentit Italian ne Shqiperi
Me ftesë të Presidentit të Republikës Sali Berisha, Presidenti i Republikës Italiane, Oskar Luixhi Skalfaro, do të bëjë një vizitë zyrtare në Shqipëri më 19 prill 1996.
Gjatë kësaj vizite Presidenti Italiane dhe Kryetari i Republikës do të kenë bisedime për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shqiptaro-italiane në të gjitha fushat me interes reciprok.
I Republikës Italiane vjen në Shqipëri,